Sport
Zgjodhi të transferohej te rivalët, tifozët e Tottenhem i vënë flakën fanellës së Eriksenit
Demokracia
14:27 | 05 Korrik 2022

Share:

Mesfushori danez, Christian Eriksen, ka zgjedhur që të transferohet te Manchester United, ku do të firmosë për tre vite me “Djajtë e Kuq”. Gjithsesi kjo gjë nuk i ka pëlqyer tifozëve të Tottenhemit.

Danezi ishte një lojtar i rëndësishëm i Spërsave në vitet e fundit, përpara se të transferohej te Interi. Pas shumë gjërash që ndodhën, tifozët e Totenhemit nuk e kanë falure për këtë zgjedhje 30-vjeçarin.

Madje një tifoz i vuri flakën fanellës e Spursave me emrin e Eriksenit nga pas.

Të gjithë fansat e Tottenhemit dhe jo vetëm u bënë bashkë pas arrestit kardiak që Eriksen pësoi në EURO 2020, por duket se veprimi i fundit i danezit nuk mund të falet nga ish-mbështetësit e tij. /Demokracia.com

Të ngjashme