Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu deklaroi se ka ende mundësi që të mbahet një takim mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderit rus Vladimir Putin nëse kushtet për zgjidhjen e konfliktit janë të arritshme.
Deklarata e diplomatit turk erdhi pas një takimi me homologun Kuleba në Lviv, ku të dy ranë dakord të fokusonin përpjekjet e tyre në krijimin e kushteve për një takim midis Putinit dhe Zelenskit.
“Duhet të përgatiten bazat për një takim në nivel liderësh sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi njoftuar tashmë se jemi të gatshëm ta organizojmë këtë gjë” shtoi ai, shkruan a2cnn.
Kuleba i tha Çavusoglu se ai shpresonte se Turqia do të ishte midis vendeve që mund të shërbente si një garantues i çdo marrëveshje paqeje midis shteteve.