Lajme
Zgjerohen vatrat me gripin e shpendëve në Shqipëri
Demokracia
19:57 | 23 Mars 2022

Share:

Zgjerohen vatrat me gripin e shpendëve në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, përveç stabilimenteve në zonën e Durrësit dhe pelikanit të gjetur në liqenin e Prespës së Vogël virusi ka prekur edhe disa shpendë oborri në Dibër. Të trija këto zona janë futur në karantinë.

Deri tani rezultojnë të ngordhur mbi 358 mijë shpendë në vend. Gripi i shpendëve duket se ka prekur në këtë periudhë edhe vende të tjera të Europës.

Ministria e Bujqësisë thotë se edhe shpendët e infektuar do të asgjesohen, ndërsa nën monitorim janë të gjitha fermat dhe tregjet e tregtimit të produkteve të shpendëve./tvklan

Të ngjashme