Lajme
Zgjedhjet në Vetëvendosje, Haxhiu: Sot është ditë e demokracisë
Demokracia
11:09 | 25 Shtator 2022

Share:

Kandidatja për kryetare të organizatës së gruas të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka votuar në zgjedhjet e brendshme që po i mban kjo parti.

Haxhiu ka kërkuar nga të gjithë anëtarët që të votojnë për organet e reja dhe përfaqësuesit e ardhshëm të Vetëvendosjes.

Ndryshe, Albin Kurti është i vetëm në garë për të parin e Vetëvendosjes.

Shkrimi i plotë i Haxhiut:

Sot është ditë e demokracisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ku secili prej nesh, si anëtarë të Lëvizjes, ushtrojmë të drejtën tonë për të vendosur për organe e struktura të reja dhe për përfaqësuesit tanë.

Ftoj të gjithë anëtarët që të shfrytezojnë këtë të drejtë dhe të bëhen pjesë e vendimarrjes, për të vendosur jo vetëm për lëvizjen por edhe për vendin përmes votimit të tyre në organizatën politike më të madhe në vend.

Sivjet për herë të parë po themelojmë edhe organizatë atë të rinisë dhe gruas.

Përmes organizatës së gruas, do të çojmë në një nivel tjetër betejën tonë për barazi shoqërore e gjinore.

Të ngjashme