Lajme
Zgjedhjet në Veri, Tahiri: Kthim prapa, eksperimenti i Kurti s’e shtyju përpara sovranitetin
Demokracia
11:35 | 09 Mars 2024

Share:

Si kthim prapa e ka cilësuar shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, vendimin e Komisionit Qendrore Zgjedhor, i cili vendosi që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkimin e kryetarëve në kate komunat në Veri të Kosovës, pas procesit të suksesshëm të mbledhjes së nënshkrimeve sipas Udhëzimit Administrativ.

“Si AAK ne kemi kërkuar që shteti në atë pjesë mos të merr veprime në të cilat pastaj duhet qeveria dhe shteti i Kosovës të kthehet prapa”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Eksperimentimi i Albin Kurtit me zgjedhjet në Veri të Kosovës, sipas Tahiri, i ka dëmtuar interesat e Kosovës.

Ky eksperimentim, në vlerësimin e tij, nuk është që e ka shtyrë përpara as sovranitetin as që e ka ndihmuar Kosovën.

“Thjeshtë është bërë për aspekt elektoral, puro politik, në asnjë moment institucional. I gjithë elementi dhe eksperimentimi që u lidhte gjoja se me mbrojtjen e sovranitetit shumë shpejt do të shihet a do të jetë apo jo ashtu”, ka potencuar ai.

Ndër të tjera Tahiri, të shtunën në një konferencë për media, ka theksuar se Qeveria e Kosovës në një mbledhje elektronike e ka votuar Ligjin për Zyrtarët Publikë, pa asnjë ditë konsultimi, pa përfshirjen e rekomandimeve të Bashkimit Evropian, pa trajtimin e kërkesave që kanë dalë nga aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij me këtë Ligj, Qeveria e Kosovës po dëshiron ta kap politikisht administratën e shtetit

Andaj, ai ka bërë të ditur se një gjë të tillë nuk do ta lejojë AAK.

“Dera e fundit është Gjykata Kushtetuese dhe për këtë do të marrim veprime”, ka shtuar ai.

Ndryshe Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, të premten njoftoi se në Komunën e Leposaviqit, që udhëhiqet nga Lulzim Hetemi, peticionin për nisjen e procedurave për largimin e kryetarit e kanë nënshkruar 3 mijë e 30 persona, prej tyre, është vërtetuar se 2 mijë e 95 janë banorë të kësaj komune.

Ky numër ka qenë i mjaftueshëm për ta arritur 20 për qindëshin e kërkuar, e kjo shifër arrihej me 2 mijë e 689 nënshkrime.

Ndërsa, në Zubin Potok, komunë nën drejtimin e Izmir Zeqirit, nga gjithsejtë 1 mijë e 576 nënshkrime, 1 mijë e 380 janë vërtetuar se janë qytetarë me të drejtë vote. Duke pasur parasysh numrin e përgjithshëm të votuesve, në këtë komunë për ta arritur 20 për qindëshin duheshin  1 mijë 347 nënshkrime.

Sa i përket komunës që udhëheqë Ilir Peci, pra Zveçanit, u vërtetuan 1 mijë e 380 nënshkrime nga gjithsejtë 1 mijë e 834 sa ishin. Që peticioni të kalonte, në këtë komunë kërkohej që të firmosshin së paku 1 mijë 347.

Ndërsa, te Komuna më e madhe Veriore – Mitrovica e Veriut, është vërtetuar se 3 mijë e 653 nënshkrues ishin banorë me të drejtë vote nga 4 mijë e 148 sa ishin në total. Numri i nevojshëm për të kaluar peticioni ishte 3 mijë e 640.

Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryeartëve në katër komunat në Veri, u bë janarin e këtij viti. Këto nënshkrime ishin mbledhur në një periudhë të shkurtër kohore.

Të ngjashme