Komisioni Zgjedhor i Serbisë deri në orën 12:00 shpalli rezultatet e reja të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, në bazë të procesimit të 7904 nga 8273 vendvotime.
Lista zgjedhore e Aleksandër Vuçiqit – Serbia nuk duhet të ndalet ka fituar shumicën absolute rreth 46.75 për qind të votave.
Lista ‘Serbia kundër dhunës’ ka fituar 23,5 për qind të votave, Partia Socialiste e Serbisë – 6,57, lista elektorale Shpresa për Serbinë ka 5,03 për qind, lista “Ne – Zëri i Popullit – Branimir Nestoroviq” – 4,69, dhe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski – Boshko Obradoviq 2,78 për qind të votave.