Lajme
Zgjedhjet në Serbi| Ambasadori gjerman dhe ambasadorja franceze vizitojnë pikën kufitare në Merdare
Demokracia
12:58 | 03 Prill 2022

Share:

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, kanë vizituar pikën kufitare në Merdare.

Ambasadori Rohde në një postim në rrjetin social “Twitter”,  ka shkruar se ka vërejtur një bashkëpunim të mirë mes autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë për t’ua mundësuar votuesve serb të shkojnë për të votuar atje.

“Së bashku me Ambasadoren e Francës në Kosovë vizituam pikën kufitare në Merdare. Ne atje pamë një bashkëpunim nga të dyja anët. Po ashtu Kosova kishte vepruar siç kishte premtuar duke rritur personelin në pikat përkatëse kufitare duke mundësuar që në mënyrë të qetë votuesit të shkojnë të votojnë atje”, ka shkruar Rohde.

Kujtojmë se qytetarët serbë nga Kosova po shkojnë në Serbi për të votuar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe, të cilat po mbahen më 3 prill. Kjo pasi, Qeveria e Kosovës për herë të parë nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe brenda territorit të Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme