Lajme
“Zgjedhjet mbeten zgjidhja”| VV-ja as s’kanë vota as kompromis, Haxhiu kurrësesi të kalojë
Demokracia
17:09 | 21 Prill 2025

Share:

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të katërt. Seanca, e cila u hap të hënën, u ndërpre menjëherë pasi kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Deputeti i kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se kandidatura mbetet e njëjtë – Albulena Haxhiu.

Vetëvendosja assesi afër 61 votave për të ndërtuar çfarëdo shumice – u dëshmua për të tretën herë me radhë në seancën konstitutive e cila u ndëpre edhe për një 48 orësh të radhës.

Karakteri militantesk politik dhe polarizues i të propozuarës së Vetëvendosjes për Kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiut, ka bërë që partitë poltike ish-opozitare të ngulin këmbë kundër saj që të zotërojë atë post në këtë legjislaturë.

Vetëvendosja në anën tjetër me doemos insiston që Haxhiu të jetë Kryetare e Kuvendit dhe të njëjtën kohë shprehet për “marrëveshje politike” – çka është parë si kundërthënie në vetvete.

“VV-ja pa dyshim që e ka emrin e njëjtë, është zonja Albulena Haxhiu si e propozuar. Por ne meqenëse e kemi parë që të gjitha subjektet politike qysh dje janë proncuar se do ta kenë qëndrimin e nëjjtë, kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike.

Krasniqi: Vetëvendosje të gjejë një kandidat tjetër – Albulena Haxhiu është simbol i dështimit katërvjeçar

Pa krijimin e një mazhorance këtu për kryetarin e Kuvendit nuk do të mund të themelohet Kuvendi, e njëjta është edhe për nënkryetarët. Sikur ta kishim shumicën, do të bllokonim edhe nënkryetarët. A është e arsyeshme? Ne z.kryesues kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë”, tha ai Glauk Konjufca.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se si LDK kurrësesi nuk kanë votë për kandidaten e VV-së, Albulena Haxhiun – ndërsa pati përgjigje edhe për Glauk Konjufcën.

“Kërkesa për marrëveshje politike…kur tha apriori nuk e ndërrojmë emrin e kandidadit…në anën tjetër kërkojnë nga deputetët të votojnë sipas vullnetit të VV-së, kjo veç vullnet për marrëveshje politike nuk është”, tha ajo.

Haradinaj: Nëse VV-së i vyejnë votat e opozitës, duhet ta gjejë një kandidat unifikues

“Ne si LDK nuk kemi votë as për zonjën Haxhiu as për një kandidat tjetër. Përgjegjësia në këtë rast është e partisë fituese, ata duhet të ulen me partitë tjera, AAK i ka të pranueshme dy emra – dhe ashtu e dëgjuat Muratin që nuk heqin dorë nga Haxhiu. Këta s’po folin për asnjë marrëveshje, bllokuesti e vërtetë janë VV”, tha ajo.

Mimoza Kusari-Lila, deputete në kuadër të Vetëvendosjes, tha se nëse ngërçi është i patejkalueshëm atëherë të grumbullohet vullneti politik për të formuar Kuvendin e Kosovës dhe për ta shpërbërë atë për zgjedhje të reja.

“Nëse pas dy dite Grupet Parlamentare reflektojnë ne mund të konstitutojmë në tërësi Kuvendit dhe të kalojmë te votimi i qeverisë. Kështu si jemi me këto pozicione, mund të shkohet dy vjet – se s’ka asnjë rregull kur dalim nga 48 orëshat. Jemi të gatshëm, dhe të reflektojnë të gjitha partitë politike që të formohet Kuvendi”, tha ajo.

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, tha prerazi se për emrin e Albulena Haxhiut “nuk bëjmë kompromis”.

Sveçla për Albulena Haxhiun: Nuk bëjmë kompromis, kryeparlamentari i takon VV-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se po qe se Vetëvendosja dëshiron të kalojë kandidatë të saj, duhet të gjejë emër më unifikues se sa Albulena Haxhiu.

“Është e vërtetë që edhe në të kalumen ka pasë negociim për kryeparlamentar. Nëse duhet vota e opozitës për me u bashkëvotu për kryeparlamentar dhe nënkryetarë.Ne kemi thënë si Aleancë, që po të ishte dikush tjetër në vend të zonjës Haxhiu e kishimm votu.”

“Jemi të hapur për me gjetë një rrugë për konstituimin e Kuvendit. Është çështje e propozuesit, po nëse të vynë vota e partive të tjera duhet të diskutojmë edhe kandidatin Nëse VV nuk i ka votat për kandidatin e vetë, atëherë ta gjejmë një kandidat më unifikues. Ne po presim që në nivel të partive politike të ndodhin këto diskutime”, tha ai.

E treta nuk është e vërteta: Konjufca e pranon se nuk i kanë votat, kërkon marrëveshje politike

Të ngjashme