Njëri nga themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje dega në Kaçanik, Kenan Trupi, ka hedhur kritika të ashpra për procesin e zgjedhjeve të brendshme që po mbahen sot në LVV.
Trupi ka thënë se ai dhe shumë të tjerë janë larguar nga lista e anëtarësisë si dhe u është pamundësuar pjesëmarrja në këtë proces.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se procesi i zgjedhjeve të brendshme në Vetëvendosje në Qendrën e Kaçanikut ka pasur shumë parregullsi, “i manipuluar e i shantazhuar skajshmërisht, të ftuar e të njoftuar kanë qenë vetëm ata anëtarë që janë të pëlqyer për koordonatorin (tashmë kandidati për kryetar Qendre, Jeton Raka) kanë bërë “pastrim” të listës së anëtarësisë, duke fshirë nga lista plotë aktivistë e anëtarë që dhanë kontribut në periudha më të vështira të organizatës”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Po du me u ba kryetar, ama spo du kundërshtar, se po tutna që spo muj me u ba bajraktarë!
Sot Lëvizja VETËVENDOSJE! anë e mbanë Kosovës mbanë zgjedhjet e brendshme, në nivelin e dytë organizativ (nëpër Qendra / Komuna) dhe në nivelin e tretë organizativ (në kuadër të Lëvizjes në përgjithësi).
Procesi i zgjedhjeve të brendshme në VETËVENDOSJE! në Qendrën e Kaçanikut ka pasur shumë parregullsi, i manipuluar e i shantazhuar skajshmërisht, të ftuar e të njoftuar kan qen vetëm ata anëtarë që janë të pëlqyer për koordonatorin (tashmë kandidati për kryetar Qendre, Jeton Raka) kan bërë “pastrim” të listës së antarësisë, duke fshirë nga lista plot aktivistë e antarë që dhanë kontribut në periudha më të vështira të organizatës.
Kush dha sinjal që unë dhe shumë të tjerë të largohen nga lista e antarësisë e të naj pamundësojnë pjesëmarrjen në këtë proces?, vetem me pretekstin që nuk e paskem ndihmuar Jeton Rakën në garën për kryetar Komune, ku në zgjedhjet e fundit lokale i humb zgjedhjet (që ishte njëri prej shanseve më të mira për fitore) e ku vazhdon ta drejtoj organizatën pa dhënë përgjegjësi e llogari për atë humbje!
Të përfshira në këtë proces nuk janë as katër (4) lokalitet prej më të mdhajave të Komunës tonë; Dubravë, Doganaj, Biçec e Nikaj, a duhet dikush të jep përgjegjësi për këtë?!
Qëllimi i organizatave (subjekteve) potike përveq arritjes në pushtet është edhe uniteti qytetarë, në lagje, fshatra e qytet, të bëhen bashkë për një kauzë të caktuar në realizim të objektivit që e cakton para saj subjekti, jo më kot njëra ndër motot e Lëvizjes ka qen “Bashkë është e mundshme” ngase bashkë arrihet gjithçka, e duke përjashtuar dhe eliminuar njerëz me kontribut brenda subjektit, jo që ngec, por as nuk ec e edhe nëse ec, ec mbrapa!
Eliminimet dhe diktatet politike janë të rrëzikshme për organizatat politike dhe jo vetëm! /Demokracia.com/