Lajme
Zgjedhje të reja | A do të mashtrojë prapë Albin Kurti që Zajednica “nuk kalon” dhe t’i lutet më pas Vuçiqit për nënshkrim?
Demokracia
10:04 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar ta përmendin mundësinë që Kosova të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. I fundit prej tyre është edhe Nënkryetari i Parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme”, tha Konjufca, duke folur nga cilësia e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës në një intervistë për Klan Kosova, më 27 dhjetor 2023, shkruan Demokracia.com.

Përmendja e zgjedhjeve nga Vetëvendosje dhe Qeveria Kurti, vjen në një kohë kur Kosova ka hyrë në një fazë krejtësisht të re të dialogut me Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dikur kundërshtari i madh i Zajednicës apo Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është vënë në ballë të procesit për themelimin e Zajednicës.

Më 21 tetor 2023, kryeministrit Kurti i është dorëzuar një draftstatut për themelimin e Zajednicës nga 5 emisarët që përfaqësojnë ShBA-në, BE-në, Gjermaninë, Francën e Italinë, të cilin, më 26 tetor 2023 ka shprehur gatishmëri para liderëve evropianë (Scholz, Macron, Meloni, Michel, Borrell) që të njëjtin ta nënshkruajë.

Përveç dhjetëra deklaratave të kryeministrit Kurti që me zë dhe figurë ka pranuar këtë propozim të 5 emisarëve evropianë, kjo dëshmohet edhe në njoftimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës, menjëherë pas takimit me 5 liderët evropianë në Bruksel.

Prej disa muajsh, kryeministri Kurti ka insistuar në mënyrë të çuditshme për të vënë nënshkrimet me presidentin e Serbisë, dikur ministër i propagandës së Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Madje, Kurti dhe Vuçiq janë dakorduar që Marrëveshja Bazë [Bruksel, 27 shkurt 2023] dhe Aneksi/Shtojca e saj [Ohër, 18 mars 2023] nuk kanë nevojë të nënshkruhen as nga Kosova dhe as nga Serbia. Kurse, BE-ja ka deklaruar se Statuti i Zajednicës nuk ka nevojë të nënshkruhet pasi ai konsiderohet një dokument i brendshëm i Kosovës.

https://demokracia.com/kurti-i-fiksuar-deshiron-ta-vendos-nenshkrimin-per-zajednicen-me-ministrin-e-millosheviqit-aleksandar-vuciqin/

https://demokracia.com/kryezajednicarit-albin-kurti-po-i-mungon-foto-e-neshkrimit-te-zajednices-me-vuciqin-duhet-bere-me-shume-presion-beogradit-nenshkrimi-i-njohjes-de-facto/

https://demokracia.com/nenshkrimi-kurti-me-filma-te-lodhte-ne-kerkim-te-nenshkrimit-te-serbise-ai-eshte-pajtuar-me-vuciqin-qe-marreveshja-e-brukselit-dhe-aneksi-i-ohrit-te-hyjne-ne-fuqi-me-deklaraten-e/

Në rast të shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Kosova pritet të shpenzojë miliona euro për t’i organizuar ato.

Por, cila do të ishte oferta e Kurtit, Konjufcës dhe Vetëvendosjes në përgjithësi, në fushatën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme?

Albin Kurti, duke qenë plotësisht i vetëdijshëm se erdhi në pushtet me premtimin e madh se “Zajednica nuk kalon”, ai e ka çuar Kosovën përtej marrëveshjes së vitit 2023 dhe 2015. Elementet e Statutit të Zajednicës që tashmë janë pranuar prej tij, të cilin u vetëofrua ta nënshkruajë më 26 tetor, edhe pse nuk kërkohet, u jep autonomi komunave me shumicë serbe, të cilat do të organizohen nën Zajednicën.

https://demokracia.com/populli-me-votoi-te-parandaloj-bosnjezimin-e-kosoves-zajednicen-albin-kurti-tradhtoi-besimin-e-qytetareve-te-kosoves-video/

A do të ishin të sinqertë para qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të pranonin se nëse prapë do të fitonin do ta themelonin Zajednicën, apo do të përsërisinin refrenin se “Zajednica nuk kalon” dhe menjëherë pas zgjedhjeve Kurti të hidhej në kërkim të nënshkrimit të Aleksandër Vuçiqit?

Premtimi i madh se “Zajednica nuk kalon” nuk ka më asnjë kuptim. Tani të gjithë e kanë kuptuar se ky ishte veç një mashtrim. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme