Lajme
Zgjedhja e kryetarit të LDK-së, këto janë pikat e rendit të ditës
Demokracia
09:08 | 14 Mars 2021

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës sot zgjedh kryetarin e ri.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë Kuvendin Zgjedhor, ku do të zgjedhë kryetarin e ri dhe kryesinë.

Ky kuvend do të fillojë në orën 10:00, kurse në rend dite janë  vetëm dy pika, shkruan Demokracia.com.

Në pikën e parë të rendit të ditës në një prej takimeve më të rëndësishme për LDK-në, do të zgjidhen trupat punuese të Kuvendit, derisa në pikën e dytë të rendit të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës që do ta pasojë Isa Mustafën, kryetarin e deritanishëm të LDK-së.

Në Kuvendin zgjedhor të LDK-së pritet të marrin pjesë rreth 350 delegatë të kësaj partie, ndërsa deri më tash kanë shpallur kandidaturat e tyre Anton Quni, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa. /Demokracia/

Të ngjashme