Sport
Zgjedhja e Agim Ademit në krye të FFK-së pasqyrohet edhe në UEFA
Demokracia
10:16 | 07 Prill 2022

Share:

UEFA i ka kushtuar vëmendje rizgjedhjes së presidentit Agim Ademi në krye të FFK-së për mandatin e tij të dytë.

Shtëpia e futbollit evropian me një artikull të veçantë e ka pasqyruar procesin e zgjedhjes së Ademit, përcjell Demokracia.com.

Aty janë veçuar edhe thekse nga fjalimi i presidentit Ademi pasi mori besimin e shumicës absolute të delegatëve, por edhe synimi i tij për masovizimin e mëtutjeshëm të futbollit dhe zhvillimin e tij.

“Këtë mandat të ri nuk e marr si privilegj, por si obligim. Megjithatë, këtë obligim nuk mund ta kryej pa ju. Unë jam një person futbolli dhe jam i lumtur që ndihem si në shtëpinë time këtu para jush”, janë cituar nga UEFA fjalët e presidentit Ademit para delegatëve./Demokracia.com/

Të ngjashme