Lajme
Zgjedhet nënkryetar i Guxo
Demokracia
22:43 | 12 Shtator 2022

Share:

Haxhi Avdyli është zgjedhur nënkryetar i listës Guxo.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Avdyli përmes një postimi në Facebook.

“Sot anëtarët të Kryesisë së re të Partisë Guxo në mënyrë unanime më besuan detyrën e nënkryetarit të Partisë. Ju faleminderit për dhënjen e përgjegjësisë së re që do jetë stimul shtesë për punë edhe më intenzive për të mirën e vendit”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që në kuvendin e parë zgjedhor, Guxo ka zgjedhur dy kryetarë – Donika Gërvalla dhe Faton Peci.

Të ngjashme