Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 18:00, pjesëmarrja në votime është 36.39 % ose kanë votuar 694,836 persona.
Edhe në këtë orë, shifrat e pjesëmarrjes krahasuar me vitin 2021 janë në rënie. Në vitin 2021 votuan 45.48% e qytetarëve.
Ndërkohë kujtojmë se zyrtarisht votimi mbyllet në orën 19:00, në rast se nuk do ketë votues në qendra votimi.