Lajme
Zgjatet orari i punës për bashkatdhetarët në Komunën e Prizrenit
Demokracia
21:40 | 26 Korrik 2022

Share:

Komuna e Prizrenit ka zgjatur orarin e punës në disa drejtori për t’u krijuar lehtësira bashkatdhetarëve për t’u pajisur me dokumente.

Ndonëse ka fluks të bashkatdhetarëve, në zyrat e administratës nuk ka pritje të gjata. Po ashtu gjatë kohës që ata do të jenë në vendlindje, drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar shumë aktivitete kulturore.

Bashkatdhetarët kanë filluar të gjallërojnë jetën në komunën e Prizrenit. Përveçse e shfrytëzojnë verën për t’u çmallur me familjarët në vendlindje, ata përfundojnë edhe disa punë të tjera, sidomos pajisjen me dokumente.

Institucionet lokale në këtë komunë kanë marrë masa që pritjet të jenë sa më të shkurtra në administratë.

Për t’ua bërë pushimin sa më të këndshëm, Drejtoria e Kulturës është kujdesur që për bashkatdhetarët të organizojë disa aktivitete kulturore, tha për RTK-në Adem Morina- drejtor për kulturë rini dhe sport në Prizren.

Dikasteret që janë në shërbim të bashkatdhetarëve janë duke punuar me orar të zgjatur edhe ditët e vikendit.  Ky orar sipas drejtorëve do të vazhdojë deri në fund të gushtit, kur bashkatdhetarët kthehen në vendet e Perëndimit.

Të ngjashme