Hetem Vrajolli, ish-shoferi i zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla është larguar nga puna pa asnjë arsyeje, ai në një rrëfim për Paparacinka thënë se pas dy viteve që ka punuar si shofer tash më 5 korrik, atij iu kumtua vendimi i firmosur nga ministri Armend Mehaj se është liruar nga puna.
Vrajolli gjatë rrëfimit të tij ka thënë se nuk i është dhënë mundësia as që të ankohet për largimin e tij nga puna dhe i njëjti ka deklaruar se as arsyet nuk i di se pse më nuk do të punojë si shofer i zotëri Sylës.
“Vendimi që e ka bo Armend Mehaj, që e ka nënshkruar, as arsyet nuk është aty. As s’oshtë që kam drejt me u anku, kurrë vërejtje s’kam pasur.” – ka thënë Vrajolli
Ai tutje pretenduar se Syla ia ka shkaktuar dëme buxhetit të shtetit rreth tetë mijë euro, nëpërmjet dy aksidenteve të trafikut që thotë se ia ka mbajtur fshehurazi.
“Pas mos-marrëveshjeve me zv/ministrin, më 3 janar e ka marrë kerrin zyrtar dhe ka shkuar në fshat. Më 10 janar, ma ka kthyer veturën të bome aksident. Dhe e kam pyet, zv/ a je vra, ka than jo unë s’kam bo aksident, por ma kanë rrok djemtë e vëllait a do katundar ti, po s’po me tregojë kush. I kam besu si zv/ministër që mua si shofer i tij, ma tregon të vërtetën.” – ka rrëfyer tutje për Paparacin Vrajolli.
Ai tutje ka treguar se pas një muaji e ka kuptuar se vet-Syla ishte aksidentuar në Graçanicë, mirëpo kishte tentuar t’ia hedh fajin dikujt tjetër.
“Mas 1 muaji e kam marrë vesh që më ka rrejt, që kish bo aksident. Ke dashur ta fshehë aksidentin, është dash me më tregu (rreth aksidentit). Më ka rrejtur 1 muaj ditë, a ndeshje kish bo në Gracanicë. Dhe sa here e kam çu në Gjilan, në fshatin e tij Bresalc, s’më ka lënë me i ra kah Graçanica”.
Kur e ka pyetur se pse nuk i ka treguar për ngjarjen në fjalë, Vrajolli thotë se Syla i është drejtuar me fjalët “kush k*** je ti më të dhënë llogari?”.
Ish-shoferi i Sylës, ka rrëfyer edhe për rastin e dytë, duke treguar se si Syla e ka prishur edhe një veturë tjetër.
“Më 17 prill kemi shkuar në Zhegovc, e kemi marrë një person rrugës, Agim, (Syla) tha hin këtu, i kam thënë nuk bon, më ka thënë qysh po ma kthen ti mu fjalën, unë jam zv/ministër. Ka dalë i ka gra kerrit, e ka bo llom”.
“Edhe, tash kerri i ka lyp 7 mijë euro operatori që e ka tenderin. Masi e kemi çu në servis, edhe e kam marr edhe një golf 5, të parkuar në ministrinë e Mbrojtjes, kur kemi ardhur te Hotel Victoria, më ka thënë ti zbrit këtu, unë shkojë vetë në Bresalc, edhe atë e ka prishur, frenin e dorës”.
“Ka dashur ta fsheh rastin krejt. Edhe për aksidentin e dytë, I kam thonë thirre policinë, I kena thirrë fshatarët me na nxjerr me traktor. Edhe Golf 5 që ia ka djeg llamellën, edhe ai kushton 1 mijë euro. Komplet 8 mijë euro.” – ka treguar ai.
Vrajolli pasi që u shkarkuar nga puna, ka treguar se Syla ia ka ndalur edhe hyrjen në qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje, duke i thënë që anëtarësinë e tij ta dorëzojë tek Sali Zyba.
Ai ka treguar se aktivist i VV-së është që 12-vite.
“Ma ka bo ndalesë në LVV rreptësishtë, se jam kon anëtar u saj. Shkoj ia dorëzoj anëtarësinë Salih Zybës para Kuvendit. Me rrena s’mahet shteti. Nuk e di pse ma ka ndalu, ka thonë “s’bon me të pa kurrkush ty”. Që 12 vjet në LVV, e ky me thonë po na pengon”.