Lajme
Zëvendësministri i Kurtit ia huq, “1 Majin” e ndërlidhë me “punën” për Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës (1918)
Demokracia
16:18 | 01 Maj 2022

Share:

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku, ka vazhduar edhe sot me huqjet e tij.

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku, përmes një postimi në Facebook, ditën e 1 Majit që njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve e ka ndërlidhur pak edhe me themelimin e Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës ishte themeluar më 1 maj të vitit 1918 në Shkodër, mirëpo çështja kombëtare nuk është një punë me një apo dy ndërrime, pasi që ajo kërkon angazhim të vazhdueshëm, pa orar e pa shpërblim personal.

Postimi i plotë i zëvendësministrit Mjeku pa ndërhyrje:

Gëzuar 1 Majin! Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve kujton demonstratën e Çikagos të majit 1886, që nisi në paqe me thirrje për orarin tetorësh dhe mbaroi në dhunë me dhjetëra të vrarë. Shumçka ka ndryshu që atëherë, por edhe shumçka duhet me ndërru që punëtorët me i gëzu të drejtat e tyre në rruzull, e veçanërisht në vendet tona. Ndër shqiptarë, 1 Maji kujton gjithashtu punën e palodhshme të atdhetarëve për çlirimin dhe bashkimin e trojeve tona: më 1 maj 1918, u themelu në Shkodër Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, që për një kohë shërbeu si lloj qeverie në mërgim e Dardanisë së pushtuar. /Demokracia.com/

Të ngjashme