Lajme
Zëvendëskryeministrja ukrainase e akuzon Rusinë për gjenocid
Demokracia
12:02 | 20 Mars 2022

Share:

Zëvendëskryeministrja i Ukrainës, Sophy Ridg  ka akuzuar Rusinë për kryerjen e akteve të “gjenocidit” gjatë pushtimit të vendit të saj.

Duke folur në programin Sophy Ridge të Sky, Olha Stefanishyna tha se ajo “beson absolutisht” se aktet e gjenocidit janë kryer nga regjimi rus dhe tha se presidenti, Vladimir Putin dhe udhëheqësit në Kremlin “janë kriminelë lufte”, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Stefanishyna tha se numri i “viktimave civile” të vrarë dhe të plagosur gjatë pushtimit rus ka qenë “shumë më i madh se Forcat e Armatosura të Ukrainës” dhe pretendoi se “gratë janë dhunuar për orë të tëra dhe më pas janë vrarë” nga ushtarët rusë.

Por ajo u zotua se “Ukraina do të rezistojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme” dhe tha se prokurori publik i Ukrainës do të kërkojë të ngrehë padi ndaj trupave ruse të dyshuara për krime lufte, duke vënë në dukje se rreth 2,000 raste janë hapur tashmë.

Ajo vlerësoi gjithashtu liderët turk dhe izraelitë për rolet e tyre në përpjekjen për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje, por paralajmëroi se Ukraina nuk do të pajtohet me asnjë zgjidhje që do të bënte që Rusia të pretendonte territorin e saj, për të cilën ajo tha se ishte “vija e kuqe” e Ukrainës në diskutime.

Megjithatë, ajo tha se mund të ketë hapësirë ​​për diskutime mbi “riintegrimin” e rajoneve lindore separatiste të cilat janë “okupuar” për tetë vitet e fundit./Demokracia.com/

Të ngjashme