Lajme
Gërvalla nuk guxoi as ta demantonte, zëvendësja e saj përpiqet ta fsheh skandalin me “praktikën” e vajzës së ministres
Demokracia
19:21 | 28 Korrik 2022

Share:

Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht javë më parë se vajza e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Nora Schwarz, ka marrë certifikatë për kryerje të praktikës në kabinetin e kësaj ministrie për nevoja të shkollimit të saj në Gjermani, pa kryer fare praktikë.

Ani pse veç 15 vjeçe, Norës i ishte lëshuar certifikatë nga MPJD-ja për kryerjen e praktikës në këtë ministri për nevoja të shkollimit të saj në Gjermani.

Lidhur me këtë çështje, sot pak si përçartë ka folur zëvendësja e Gërvallës, Liza Gashi.

Ajo e ka mohuar se Nora Schwarz ka qenë zyrtarisht e angazhuar si praktikante në kabinetin e ministres, gjë që konfirmon raportimin se asaj i ishte lëshuar certifikatë në mënyrë të kundërligjshme, pa kryer kurrfarë praktike.

“Nora është 15 vjeç, nuk e di këtë pjesën e kritikës që e japin media. Nora vjen me vizitu nanën e saj. Është shumë e thjeshtë. Është një 15-vjeçare që vjen me vizitu nanën e saj”, tha Gashi në Frontal të T7.

Mirëpo, për këtë ministrja Gërvalla nuk ka dhënë asnjë shpjegim deri më sot, pavarësisht që është publikuar edhe dokumenti zyrtar i vulosur nga MPJD, i nënshkruar nga asistentja e saj personale, i cili posedon të dhëna të shkollës së vajzës, të adresës së banimit, në numrave fiks dhe detaje të tjera të rëndësishme.

Demokracia.com kishte raportuar se Gërvalla e kishte mbajtur këtë edhe fshehtë stafit të saj, duke e përfshirë vetëm asistenten e saj personale dhe për këtë dokument të lëshuar kundërligjshëm, redaksia i është drejtuar edhe Prokurorisë së Shtetit, e cila ende nuk ka kthyer përgjigje nëse do të hetohet ky keqpërdorim nga ana e saj.

Po ashtu, Demokracia.com ka mësuar se Gërvalla është arsyetuar para të tjerëve se kinse ia ka falsifikuar dikush atë, por ajo as që kishte guxuar ta demantonte publikisht atë dokument, i cili përmbante plot informacione personale që vetëm familja Gërvalla mund t’i dinte, mirëpo ishte munduar thjesht ta menaxhonte situatën me një reagim të shkurtër politik.

Më 8 korrik 2022, Demokracia.com kishte raportuar se vula e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nën qeverisjen e Donika Gërvallës po përdorej edhe për punë familjare.

SKANDALOZE| Gërvalla e shndërron ministrinë në “çerdhe” familjare, vajza e mitur e saj kreu praktikë në MPJD me ligje gjermane

 

Të ngjashme