Lajme
Zëvendësi i Sveçlës sulmon ambasadat për reagimet e tyre për Klan Kosovën, provon të ironizojë ata
Demokracia
13:35 | 16 Qershor 2023

Share:

Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra po i pengon interesimi i ambasadave të shteteve të ndryshme, për marrjen e licencës së Klan Kosova nga MINT.

“I impresionuar nga shpejtësia e reagimit të ambasadave në re Klantv. SHTETI LIGJOR do të mbizotërojë gjithmonë në REPUBLIKËN tonë DEMOKRATIKE .”, ka shkruar Dobra.

Sipas tij ambasadat, do të duhej po kaq shpejt të reagonin edhe për rrëmbimin nga Serbia të tre policëve të Kosovës.

“Uroj të reagojnë me të njëjtën shpejtësi për rrëmbimin e 3 policëve nga REGJIMI FASHIST brenda territor. Oh kane kaluar 2 dite akoma pa reagim.”, ka shkruar ai.

Të ngjashme