ShowBiz
Zëvendësdrejtori i RTK-së, Adi Krasta, vazhdon të hesht për akuzat e Luizit se nuk ia dha paratë e fituara në “Ethet e së Premtes”
Demokracia
19:48 | 24 Janar 2023

Share:

Banori më i dashur për publikun në Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka folur me banorët lidhur me fillimet e tij në muzikë, në “Ethet e së Premtes”.

Luizi ka ndarë me banorët pa debat, pa ironi, vetëm pak shaka dhe shumë kujtime nga e shkuara.

Gjatë rrëfimit nuk kishte si të mos e cekte atë pjesë të jetës që kaloi tek të famshmet “Ethet e së Premtes” me Adi Krastën, ku edhe u shpall fitues i një edicioni.

Mes emocioneve se si u shpall fitues, Luizi pyetet nëse mori ndonjë çmim dhe ai tha se çmimi i parë merrte 10.000 euro, një udhëtim çift në Antalia dhe 3 muaj në Cambrige.

Por, çfarë mori?

Asgjë!

“Blen makina e fuoristrada, Adi me shokë”, ka thënë ndër të tjera këngëtari.

Adi Krasta, i cili së fundmi u zgjodh zëvendësdrejtor i RTK-së, nuk ka folur ende për akuzat e këngëtarit shkodran. /Demokracia.com/

Të ngjashme