Lajme
Zëvendësavokati i Popullit: Raportet e Avokatit të Popullit të mos vihen në pikëpyetje nga deputetët
Demokracia
12:18 | 17 Qershor 2024

Share:

Zëvendësavokati i Popullit, Niman Hajdari, ka thënë për Ekonomia Online, se raportet e këtij institucioni duhet të pranohen si të tilla.

Ai ka thënë se raportet e tyre nuk duhet që vënë në pikëpytje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Nuk mund të ndërhyjmë në vullnetin e lirë të deputetëve për të votuar pro ose kundër. Sipas ekspertizës së Komisionit Evropian kundër intolerancës dhe racizmit për organet e barazisë sepse Avokati i Popullit njëkohësisht është edhe organ i barazisë, preferohet apo rekomandohet që raporti të mos votohet, por të pranohet si i tillë, meqenëse ky është një institucion kushtetues i pavarur, pra thjesht të pranohet si i tillë.” – ka thënë ai.

Raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2022 është votuar kundër nga Kuvendi i Kosovës.

Të ngjashme