Lajme
Zëvendës komandanti i Azov në Mariupol: S’kemi ndërmend të dorëzohemi
Demokracia
22:05 | 01 Maj 2022

Share:

Pavarësisht lajmeve se 100 civilë po evakuohen nga fabrika e çelikut Azovstal e Mariupolit të shkatërruar nga lufta për në territorin e kontrolluar nga ukrainas, një nga komandantët atje thotë se shumë të plagosur kanë mbetur mrapa.

“Ka ende të plagosur edhe në fabrikë. Ata nuk janë evakuuar ende, por shpresojmë se do të largohen nga këtu. Gjendja e tyre është e rëndë, kanë nevojë për trajtim të duhur mjekësor, ushqim të duhur për t’u rikuperuar,” tha zëvendës komandanti i regjimentit Azov për BBC-në.

Përveç shpresës për evakuimin e civilëve të mbetur, ai tha, “ne jemi të gatshëm të luftojmë dhe nuk kemi ndërmend të dorëzohemi”.

Ai shtoi se shpresonte që zyrtarët ukrainas dhe udhëheqësit e vendeve të tjera “do të bënin gjithçka të mundshme për të evakuuar garnizonin nga Mariupol”.

Të ngjashme