Lajme
“Zero rëndësi ka kjo, hiç, hiç, hiç” – Për Dimal Bashën është krejt e parëndësishme vizita e Kurtit në SHBA
Demokracia
09:22 | 05 Prill 2022

Share:

Deputeti i VV-së Dimal Basha thotë se edhe nëse kryeministri Albin Kurti në vitin e dytë të qeverisjes s’do të pritej në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, kjo s’do të ishte problem.

Basha në T7, thotë se raportet me SHBA prishen nëse kjo qeveri do të lejonte korrupsionin e keqpërdorimet.

“Pak ka rëndësi kjo, zero ka rëndësi, hiç, hiç, hiç”, tha Basha kur u pyet se “çka nëse edhe pas një viti askush në Shtëpinë e Bardhë nuk e takon Kurtin?”

“A thanë për 200 milionë të gazit i kemi thënë Jo, edhe kjo Fidan për me thënë amerikanski direkt “është rren, kanë rrejt”, shtoi ai.

“Pse po mendon se fatin tonë ka me vendos Amerika. Këtë s’po e kuptoj”, pyet Basha.

“Na jemi duke bashkëpunuar me Amerikën. Jemi duke bashkëpunuar me Ambasadën Amerikane. A e ke dëgjuar ndonjëherë Ambasadën Amerikane duke thënë se po mi keqpërdorni taksat e mia”, vijoi Basha.

Kurti pati deklaruar se gjatë muajit maj të këtij viti do të udhëtoj për në SHBA.

“Kur të ndodh (takimi në Shtëpinë e Bardhë) e që unë besoj se do të ndodh, unë veç po ia lë agjendës së vetë”, shtoi Basha.

Të ngjashme