Sport
Zërat që e lidhin Ancelottin me Brazilin, trajneri i Real Madridit “thyen” heshtjen
Demokracia
14:48 | 13 Shkurt 2023

Share:

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhnin atë me Brazilin, duke thënë se nuk do të largohet derisa të shkarkohet.

Italiani është lidhur me postin e Selecaos në javët e fundit, teksa Brazili kërkon një zëvendësues për Tite.

Por, ai nuk po planifikon të largohet nga Real Madrid, ku ka një kontratë deri në vitin 2024, së shpejti.

“Unë nuk do të largohem nga këtu derisa të më shkarkojnë”, tha Ancelotti në një deklaratë, njoftojnë mediat spanjolle.

“Jam i kënaqur që jam pjesë e historisë së Real Madridit”.

“Kemi kaluar një kohë të mirë këtu në Marok, me shumë tifozë të Real Madridit që na mbështesin. Ne largohemi shumë të lumtur”./Demokracia.com/

Të ngjashme