Kosova është në fazën finale të zgjedhjes së trajnerit të Kombëtares në futboll.
Shumë emra po qarkullojnë në opinion që mund ta zëvendësojnë teknikun Bernard Challandes i cili u shkarkua vitin e kaluar, shkruan Demokracia.com.
Nga shumë emra të përfolur është edhe ai i legjendës braziliane, Roberto Carlos.
Carlos që e njeh shumë mirë ambientin këtu pasi ishte këto në një ndeshje miqësore kundër Prishtinës, ka marrë një propozim interesant nga ish-futbollistin i njohur Arben Zeqiri.
Gjilanasi që ishte prezent në sfidën e Champions League ku Real Madridi u ndesh me PSG në Parisë, ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me brazilianin. Zeqiri në një bisedë për Demokraca.com ka zbuluar se çfarë foli me Carlosin në këtë takim.
“E njihte shumë mirë Kosovën. Unë e pyeta nëse do të bëhet përzgjedhësi i ekipit tonë por ai u përgjigj me buzëqeshje, ‘No, no””, ka zbuluar Zeqiri për Demokracia.com.
“Modestia e tij ishte e pa parë. Sa modest e miqësor ishte më ka befasuar. I tregova që Zidane e ka djali im emrin, tha super. ‘Zindane dhe CR7 janë më të mirët në historinë e Real Madrididt’”, ka thënë analisti i futbollit Arben Zeqiri.
Të kujtojmë se disa vite më parë, Carlos sa ishte trajner i Sivassporit zhvilloi një ndeshje miqësore me Prishtinën ku edhe u prit shumë mirë nga tifozët kosovar.