Lajme
Zeqiri përmend edhe dorëheqje nga Policia e Kosovës nëse nuk u plotësohen kërkesat
Demokracia
13:33 | 07 Nëntor 2023

Share:

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka paralajmëruar nëse nuk plotësohen kërkesat e policëve, nuk përjashtohet as dorëheqja e tyre.

Këto deklarata, ai i ka dhënë për Kohën”, pas pezullimit të protestës së Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.

Një vendim i tillë, erdhi pasi kryeministri Albin Kurti premtoi një takim javën e ardhshme me njësitë dhe menaxhmentin e Policisë.

“….Shpresojmë se takimi i paralajmëruar do të jetë frytdhënës, që të mos shkojmë me veprime ekstreme. Është lajm i mirëpritur. Do të kërkojmë të aprovohen kërkesa e Policisë së Kosovës, pasi nuk janë realizuar deri më tani. Nëse nuk plotësohen kërkesat, kanë me marrë masa më ekstreme, duke filluar nga dorëheqja e Policisë së Kosovës.” – ka thënë ai.

Të ngjashme