Lajme
Zeqiri i bindur që s’do të shkarkohet: Qytetarët nuk i besojnë Listës Serbe
Demokracia
11:42 | 19 Prill 2024

Share:

Izmir Zeqiri, kryetar i Komunës së Zubin Potokut, ka komentuar referendumin për shkarkimin e katër kryetarëve të veriut, që do të mbahët me 21 prill.

Në një prononcim, Zeqiri, që vjen nga radhët e PDK-së, ka vlerësuar se ky votim nuk do të ketë sukses.

“Komisioni Komunal Zgjedhor edhe nëpër terren është duke i verifikuar vendvotimet. Me siguri do të jenë të hapura vendvotimet. Unë besoj se nuk do të ketë sukses, nuk ka ndonjë sukses nga ky votim, mirëpo KKZ dhe KQZ, jemi në përgatitje të hapjes së vendvotimeve’’ – tha ai.

“Një numër i madh i qytetarëve serbë nuk i besojnë më Listës Serbe dhe nuk do t’i përgjigjen votimeve kështu që kjo ka qenë edhe më parë, qysh prej vitit të kaluar kam besuar se LS-së nuk do t’i përgjigjen”, tha Zeqiri.

Sjellim ndër mend që më 21 prill do të organizohet votimi për shkarkimin e katër kryetarëve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Të ngjashme