Sport
Zeneli luan një orë në fitoren e Reimsit, Rashani i plotë në triumfin dramatik të Clermont
Demokracia
20:56 | 11 Janar 2023

Share:

Dyshja “dardane”, Arbër Zeneli dhe Elbasan Rashani u aktivizuan për skuadrat e tyre përkatëse në ndeshjet e zhvilluar sonte në Ligue 1.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli startoi për Reimsit dhe luajti 60 minuta në fitoren 0:1 në udhëtim te Ajaccio, shkraun Demokracia.com.

Reims me këtë triumf është në pozitën e dhjetë me 24 pikë.

Edhe reprezentuesi tjetër i Kosovës, Elbasan Rashani u paraqit nga minuta e parë për Clermontin në shtëpi kundër Rennes.

Rashani luajti tërë ndeshjen në fitoren 2:1 të arritur në minutën e pestë shtesë.

Clermonti me këtë fitore ndodhet në pozitën e nëntë me 25 pikë të grumbulluara.

Të dy ballafaqimet ishin në kuadër të xhiros së 18-të kampionale në elitën e futbollit francez./Demokracia.com/

Të ngjashme