ShowBiz
Zendaya flet për famën dhe planet për t’u bërë nënë
Demokracia
15:31 | 10 Prill 2024

Share:

Zendaya është fytyra e re në kopertinën e Vogue, ku ka folur ndër të tjera për planet e saj të së ardhmes, që lidhen me mëmësinë. Ajo, prej vitesh është e lidhur me aktorin Tom Holland dhe duket se e ka menduar rolin e nënës, gjithsesi, shtoi se nuk do që fëmijët e saj të ndikohen nga fama e Zendaya-s.

Zendaya flet për famën dhe planet për t'u bërë

VOGUE

Zendaya është gjithë kohës në sytë dhe vëmendjen e publikut dhe e pranon se ndonjëherë e gjitha bëhet e vështirë për t’u përballuar. “Gjatë rritjes sime, kam menduar se kur dikush kërkon të bëj një foto me të, duhet ta bëj patjetër, në çdo kohë. Duhet të thuash “po” sepse duhet të jesh mirënjohëse që je në këtë stad. Ndërsa ndihem kështu, duhet të mësoj që edhe të them “jo” dhe në mënyrë të sjellshme të tregoj se kam ditë pushimi, ose dua të jem vetja dhe jo të performoj gjatë gjithë kohës”, tha ajo, duke shtuar se nuk do që fëmijët e saj të hasen me të njëjtat situata.

Zendaya flet për famën dhe planet për t'u bërë

VOGUE

“Nuk dua që fëmijët të kenë të bëjnë me të gjithë këtë. Cila do të jetë e ardhmja ime? Do të jem përgjithmonë një person që e sheh publiku?”, u shpreh ylli i “Euphoria”.

Zendaya flet për famën dhe planet për t'u bërë

VOGUE

Aktorja njihet si një person goxha privat dhe këtë e ka treguar edhe me lidhjen e saj romantike me Tom Holland. Thashethemet për lidhjen e tyre kanë nisur në vitin 2021, ku një foto e tyre duke u puthur në makinë qarkulloi në internet. Zen dhe Tom nuk reaguan asokohe dhe vijuan lidhjen e tyre larg vëmendjes së njerërzve, duke e shijuar në mënyrë private romancën e tyre, të cilën e cilësojnë si “të shenjtë”.

Të ngjashme