ShowBiz
Zendaya fiton çmimin special ‘SeeHer’, si përfaqësuese e fortë e asaj se çka do të thotë të jesh grua
Demokracia
13:48 | 09 Mars 2021

Share:

Zendaya u nderua për karrierën e saj dhe projektet për të bërë ndryshim.

Aktorja amerikane, Zendaya u nderua me një çmim të veçantë në Critics Choice Awards 2021 të dielën në mbrëmje, shkruan Demokracia.com/

Aktores, 24-vjeçare, iu dha çmimi “SeeHer”, duke e bërë atë marrësen e pestë të këtij çmimi që dhurohet nga lëvizja SeeHer, lëvizje kjo që mbështetë gratë dhe vajzat në reklama dhe media.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë ajo tha se ishte shumë e lumtur për këtë çmim dhe se kjo do të thoshte shumë për të.

“Kjo do të thotë shumë për mua, dhe jam shumë mirënjohëse. Jam mirënjohëse për çdo moment të jetës time dhe njerëzit që kam në jetë”, tha ajo.

Ajo vazhdoi duke falënderuar të gjitha gratë që e mbështetën dhe e inkurajuan atë të mbërrijë aty ku është sot.

Në një deklaratë përpara shfaqjes, presidentja e SeeHer, Nadine Karp McHugh, shpjegoi pse Zendaya ishte e përsosur për të marrë këtë çmim.

“Ne jemi shumë krenarë që jemi pjesë e ‘Critics Choice Awards’ dhe jemi të kënaqur që po i dorëzojmë çmimin Zendayas, e cila është një përfaqësim kaq i fortë i asaj se çka do të thotë të jesh grua në vitin 2021.… Ajo po i tregon gjeneratës tjetër që ju kurrë nuk jeni shumë e re për të përdorur zërin tuaj për të bërë një ndryshim. Duke i inspiruar gratë të shohin potencialin e tyre, Zendaya prezanton pikërisht ç’është lëvizja “SeeHer”, tha Nadine.

Katër fitueset e fundit të këtij çmimi ishin Kristen Bell, Viola Davis, Claire Foy dhe Gal Gadot. /Demokracia.com/

Të ngjashme