Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjitha forcat politike në Shqipëri pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke shprehur mbështetjen e tij për legjislaturën e re.
Në një shkrim në Facebook, Haradinaj theksoi rëndësinë që Shqipëria “të jetë udhërrëfyese e po ashtu të konsolidojë e avancojë interesat shqiptarëve kudo që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë.”
“Zemra na rreh një me Shqipërinë e cila ishte pranë nesh në çdo hap të ndërtimit të Kosovës, qysh nga celulat e para të çlirimit e deri sot. Uroj legjislaturën e re të këtyre zgjedhjeve, nga të gjitha kahjet politike. Duke ju uruar sukses në këtë mandat ne presim që Shqipëria të jetë udhërrëfyese e po ashtu të konsolidojë e avancojë interesat shqiptarëve kudo që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë”, tha Haradinaj.