Zoran Zhivkoviqit, themeluesit të partisë serbe “Nova Stranka”, i ka penguar shumë fakti që Partia Demokratike e Kosovës, e themeluar nga ish-presidenti Hashim Thaçi, u anëtarësua në Organizatën e Partive Liberale të Europës Juglindore (LIBSEEN).
Partia e Zhivkoviqit lëshoi një deklaratë me anë të së cilës njoftuan se do të largohen nga kjo organizatë, pasi e konsideruan PDK-në si “organizatë të themeluar nga kriminelët e luftës.
“Ne nuk ndajmë të njëjtat vlera civilizuese që janë në thelb të ideologjisë liberale. Ne besojmë se anëtarja më e re e LIBSEEN nuk ka përjetuar një katarsis të plotë dhe distancim nga themeluesit e tij, të cilët akuzohen për krime të rënda lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ndër aktet për të cilat akuzohen hemeluesit janë burgimi i paligjshëm, trajtimi mizor, tortura dhe vrasja, si dhe kapja, zhdukja me forcë dhe persekutimi i njerëzve”, thuhet deklaratën e kësaj partie, shkruan Nova,rs.
Zhivkoviq ishte kryeministër i Serbisë në vitet 2003 dhe 2004. Ai mori pjesë në negociatat e para mes Kosovës dhe Serbisë në tetor të vitit 2003, kur udhëheqës i delegacionit shqiptar ishte presidenti historik, Ibrahim Rugova.
Ish-kryeministri serb e ka akuzuar disa herë ish-presidentin Hashim Thaçi për krime, sidomos gjatë viteve 2001 deri në vitin 2003.
Ai ishte një piun i vyer i presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe një bashkëpunëtor i gjatë i ish-kryeparlamentarit të Serbisë, Ivica Daçiq.