Lajme
Zemërimi në Afganistan për komentet e Princit Harry
Demokracia
19:47 | 09 Janar 2023

Share:

Pretendimi i Princit Harry në një libër të ri kujtimesh se vrau 25 persona në Afganistan ka ringjallur zemërimin në vend për vdekjet e civilëve nga sulmet ajrore të udhëhequra nga koalicioni britanik dhe amerikan, raporton agjencia AP.

12 vjet më parë, kur Mullah Abdullah shkoi në treg në fshatin Yakhchal në provincën Helmand, nuk e dinte se do të ishte hera e fundit që do të shihte familjen e tij. Abdullah humbi nëntë të afërm në vitin 2011 kur shtëpia e tij u godit nga një sulm ajror britanik.

Ai viziton rregullisht varrezat ku janë varrosur anëtarët e familjes së tij – duke përfshirë të dy prindërit, motrën dhe vëllain dhe pesë të afërm të tjerë që ishin në shtëpinë e tyre në kohën e sulmit. Abdullah dhe shumë afganë të tjerë janë zemëruar nga komentet e Princit Harry për 25 talebanët që ai thuhet se vrau gjatë kohës së tij me forcat britanike në Afganistan.

 

Të ngjashme