Lajme
Zemërimi i botës me masakrën në Buça, reagime të ashpra ndaj mizorisë ruse
Demokracia
18:15 | 04 Prill 2022

Share:

Ka shpërthyer zemërimi nga anë e mbanë botës ndaj zbulimit të dhjetëra trupave, disa prej tyre me duart e lidhura, në fshatin Buça në afërsi të kryeqytetit ukrainas pasi trupat pushtuese ruse janë tërhequr nga zona, shkruan Al Jazeera.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për kryerjen e vrasjeve në fshatrat afër Kievit, përfshirë Buça, Irpin dhe Hostomel, me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke i cilësuar forcat ruse si “vrasëse, torturuese dhe dhunuese” që po kryejnë gjenocid në vendin e tij.

Rusia, në anën tjetër, ka mohuar akuzat.

Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar Ukrainën për falsifikimin e pamjeve të kufomave si një “prodhim tjetër” për mediat perëndimore.

Shtetet perëndimore kanë ngritur zërin ndaj pamjeve tmerruese, me disa prej tyre që kanë bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë dhe disa të tjera në mbështetje ndaj një gjykimi për krime të luftës nga Gjykata Ndërkombëtare për Krim (ICC).

Këtu është një përmbledhje e reagimeve nga bota:

Kombet e Bashkura

Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, tha se ai është “thellësisht i shokuar” nga pamjet e civilëve të vrarë në fshatin Buça.

Një hetim i pavarur që “shpie drejt përgjegjshmërisë efektive” është më se i nevojshëm, tha ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se pamjet që po vijnë nga Bucha janë “goditje në stomak” dhe premtoi se do ta ndihmojë Ukrainën për të dokumentuar “krimet e luftës” që janë kryer nga trupat e Rusisë.

NATO

Jens Stoltenber, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se pamjet e Bucha-s tregojnë “një brutalitet kundër civilëve që nuk është parë në Evropë për dekada të tëra”. Ai tha për CNN se “është tërësisht e papranueshme që po synohen dhe po vriten civilë” dhe se presidenti rus, Vladimir Putin, është përgjegjës për përfundimin e luftës.

Bashkimi Evropian

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, u zotua për sanksione të reja ndaj Rusisë teka ai dënoi “mizoritë” e shkaktuara nga forcat ruse në afërsi të Kievit.

“I shokuar nga pamjet e tmerrshme nga mizoritë e shkaktuara nga ushtria ruse në regjionin e çliruar të Kievit”, tha ai në “Twitter”.

Mbretëria e Bashkuar

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se sulmet e Rusisë ndaj civilëve të Ukrainës në fshatrat jashtë Kievit “janë edhe më tutje dëshmi që Vladimir Putin dhe ushtria e tij po kryejnë krime të luftës në Ukrainë”.

Johnson i quajti si “të papërshkrueshme” sulmet në Irpin dhe Buça dhe tha se ai do të bëj gjithçka që mundet për të ndaluar makinën e luftës së Putin.

Gjermania

Kancelari gjerman, Olaf Scholz premtoi sanksione shtesë ndaj Rusisë pas mizorive në Bucha.

“Putin dhe mbështetësit e tij do t’i ndiejnë pasojat” e veprimeve të tyre, tha ai në një deklarim, ku tha se vendi i tij do të vazhdojë të dërgoj armë drejt Ukrainës në mënyrë që Ukraina të mbrohet nga agresioni rus.

Franca

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur solidaritetin e tij me Ukrainën, deri sa pamjet nga Bucha i përshkruajti si “të paparamenduara”.

Në ‘Twitter’, Macron tha se “Autoritetet ruse duhet të përgjigjen për këto krime”.

Polonia

Presidenti polak, Andrzej Duda i bëri thirrje aleatëve perëndimorë për të dërguar më shumë armë drej Ukrainës, duke thënë se “fotografitë nga Bucha disaprovojnë besimin që ne duhet të përpiqemi për një kompromis për cdo cmim”.

“Në fakt, Mbrojtësit e Ukrainës kanë nevojë për tri gjëra: armë, armë dhe më shumë armë”, tha ai në ‘Twitter’.

Italia

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Luigi Di Maio, tha për kanalin RAI 3 se ngjarjet në Buça po “hapin një valë të indinjimit që do të shpien drejt sanksioneve të reja”.

Ai the se mund të ketë debat rreth “çështjes së importeve të hidrokarbureve nga Rusia” dhe se Italia nuk do ketë veto ndaj pakos së pestë të sanksioneve.

Kanada

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, vrasjet e civilëve në Buça i quajti si “skandaloze dhe alarmuese” dhe tha se Rusia patjetër duhet të mbahet përgjegjëse.

“Ne fuqishëm e dënojmë vrasjen e civilëve në Ukrainë, ne mbesim të përkushtuar për të mbajtur përgjegjës regjimin e Rusisë”, shkruajti ai në “Twitter”.

Izraeli

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, dënoi mizoritë në Ukrainë, duke i përshkruajtur si krim të luftës dëmtimin e qëllimshëm të civilëve.

“Është e pamundur për të qëndruar indiferent përball pamjeve tmerruese nga Buça”, shkruajti ai në “Twitter”.

Japonia

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, gjithashtu dënoi sulmet ndaj civilëve në fshatin afër Kievit, duke i quajtur ato si “sulm ndaj ligjit ndërkombëtar”.

Kishida tha se “Japonia do të ndërmerr atë që duhet të bëjë” dhe tha se do të bashkëpunoj me komunitetin ndërkombëtar në sanksionet e reja kundër Rusisë”.

 

Zelanda e Re

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i përshkruajti raportet për përdhunim dhe mizoritë e tjera të trupave ruse në Ukrainë si të“dënueshme”

“Rusia duhet patjetër t’i përgjigjet botës për atë që ka bërë”, u tha ajo reporterëve në Wellington.

Ajo tha se kabineti i saj po shqyrton masa shtesë që Zelanda e Re mund t’i merr në mbështetje të Ukrainës si mesazh të fortë kundër Rusisë.

Të ngjashme