Këngëtari i mirënjohur dhe humanisti kosovar, Labinot Tahiri i ka dalur në ndihmë klubit të Ferizajt.
Klubi futbollistik i Ferizajt është duke u përballur me një krizë të madhe financiare, shkruan Demokracia.com.
Futbollistët nuk kanë marrë paga që disa muaj, derisa kanë paralajmëruar se do t’i ndërprejnë garat.
Ndërkohë, Tahiri që njihet për humanizëm, ka ndihmuar klubin e vendlindjes së tij me tre mijë euro.
https://www.facebook.com/labinot.tahiri.100/posts/2843697312539558?__cft__[0]=AZW5Q4JkY3hWXBi3VvNfXu_cvPwwH_sRN_iUgkwxj6grpEAMj7fIoSNwX1_ocklCKr4sa7OPxQH0UA3lJseTL0cZh48jGmZanZcKpQwAEctnKh4e1jWjKl-Q8Fhta-lGC3TnalY_3OkraQBSOFgmnO5xyzjEObAP2MMPf3uV8zcyEbyhg77guAI2nDEyMzV1qTgnbIDwLacGlZ-Oht8N9B6K&__tn__=%2CO%2CP-y-R
Njoftimi i plotë i Tahirit në “Facebook”:
“?3000€ për klubin e Futbollit tē Ferizajt!
LAJM, sa për t’i ngjallur dritat jeshile Klubit Të Ferizajt në Futboll!
Mirëdita qyteti im Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!
Simpatizant të Klubit të Ferizajt!
Është kërkuar nga ne, nuk po them unë, sepse pêrdori shumicën e njerëzve për të bërë mrekullira dhe prandaj jemi të gjithë të njejtë ne vendimet që i marrim për cdo gjë në jeten ku ne jetojmë.
Dua të ju them se klubi kishte mbetur pa asnje financë, dhe në lojen me POZHORANIN, nuk janë kushtet për të paguar as edhe mjekun i cili duhet të qêndrojë gjatë lojes, e imagjinoni në borgjet që ia ka si klub, ku mund ti humb edhe pikët nga Federata e Futbollit!!!!
Ky dështim kaq i madh, vjen si pasoj e mos përgjegjesisë ndaj këtij klubi i cili i ka lojtarët tepër të avansuar, por mundesi kushtesh janë shumë të vogla thuajse ZERO!
Sa për lehtesimin e lojërave në vazhdimsi, i ndajmë këto mjete 3000€ bujarisht e shpirtnisht, për të ngjallur jo vetëm Ferizaj, por të gjitha klubet sportiste nē vendin tonë me qellim që të triumfojë sporti ne arenen nderkombëtare pa pengesa politike, e sidomos të rinjet e këtij atdheu të sjellin medalje për vendin, e njëkohesisht edhe të bejnë jetën si MESI në ARGJENTINË, e RONALDO NĒ PORTUGALI.
Gjynah me fitua vetem politika, ne si estradë, biznese dhe shumē të tjera aktivitete.
Kemi ndihmur edhe në të kaluaren, por si kemi bërë publike për sportet.
NGJALLUNI SE KULTURA DHE SPORTI MBAJNË SHTETIN NË KËMBË.
Labi Kosovë e Shqipërisë“. /Demokracia.com