Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ministri i Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein, gjatë së mërkurës kanë zhvilluar një takim virtual për gjendjen e pandemisë në Kosovë dhe sigurimin e vaksinës anti-COVID.
Zemaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se gjatë takimit është diskutuar për gjendjen e pandemisë në Kosovë, përkushtimin dhe sfidat si dhe siç shkruan Zemaj edhe për bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë, shkruan Demokracia.com.
“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme takimi virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, Yuli Edelstein të diskutoja për gjendjen e pandemisë në shtetin tonë, përkushtimin, të arriturat dhe sfidat tona si dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë. Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti-COVID”, shkruan Zemaj.
Kujtojmë se Kosova dhe Izraeli ditë më parë kanë lidhur edhe marrëveshje diplomatike në mes të dyja vendeve.
Postimi i plotë i Zemaj, pa ndërhyrje:
Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme takimi virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, z. Yuli Edelstein të diskutoja për gjendjen e pandemisë në shtetin tonë, përkushtimin, të arriturat dhe sfidat tona si dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.
Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ishte përkrah qytetarëve tanë në kohën kur na kanosej ekzistenca, ashtu sikur që ne mbajtëm besën në kohët e vështira kur kombet tjera ishin të pabesë ndaj tyre.
Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti Covid.
Bashkëpunimi do të jetë i plotë, andaj edhe shpreha falënderim për Ministrin, z. Yuli Edelstein për këtë gatishmëri./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/291180362363830