Lajme
Zemaj tregon kur vjen kontingjenti i parë i vaksinave në Kosovë
Demokracia
18:44 | 15 Mars 2021

Share:

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se nesër, më 16 mars, do të fillojnë përgatitjet për Qendrën e Vaksinimit e cila, siç tha ai, do të jetë salla “1 Tetori”.

Ministri Zemaj ka thënë se kontingjenti i parë i prodhuar për Kosovën do të jetë gati më datën 17, duke thënë se më pas, është çështje ditësh derisa të arrijnë në Kosovë, përcjell Demokracia.com.

“Ne nesër do t’i fillojmë përgatitjen e Qendrës së Vaksinimit, që do të jetë salla “1 tetori”. Të shohim ju kemi afruar datës për ardhjen e kontingjentit të parë të vaksinave”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Më datën 17 del kontingjenti i prodhuar për Kosovën. Është më pas çështje ditësh, transporti dhe gjithçka do të jetë e gatshme për arritjen e 33 mijë e 600 dozave të para, do të vijnë edhe 66 mijë e 900 të tjerat”, shtoi tutje.

Zemaj, tha se komunikimi me prodhuesit për blerjen aktive është i vazhdueshëm dhe tha se kërkon angazhim të vazhdueshëm deri në gjetjen e një rrugë më të mirë për përfundimin e këtij procesi./Demorkacia.com/

Të ngjashme