Lajme
Zemaj thotë se Qeveria nuk e ka pasur prioritet pandeminë
Demokracia
10:49 | 14 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin e pandemisë.

Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Zemaj  tha se duhet ftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një raportim të shpejt, duke shtuar se ndoshta do të mund të ndihmojnë situatën me ndonjë rekomandim.

“Ajo çka kemi pa edhe tregojë rezultate negative edhe mbi ato që kemi potencuar është rritja ekstreme e njerëzve të infektuar, rritja e madhe e rasteve të vdekjes, dhe pasoja tjera ekonomike, sociale. Menaxhimi i dobët i vaksinave, gjuajtja e tyre, të gjitha këto janë tregues që Qeveria është neglizhente në këtë drejtim. Qeveria, kryeministri Kurti dhe ministri Vitia kanë krijuar një pasqyrë që pandemia ka mbaruar në Kosovë, në kohën kur infeksionet kanë filluar të rriten në mënyrë ekstreme masat nuk kanë qenë që kanë mund të parandalojnë. Pra, kanë vazhduar me lirim të masave, kanë larguar stafin mbikëqyrës inspektorët, kanë larguar punëtorët shëndetësor të angazhuar nëpër klinika dhe të gjitha këto kanë ndikuar në dëmtimin e popullatës”, tha Zemaj.

Zemaj tha më tej se ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe kryeministri Albin Kurti kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë./Demokracia.com/

Të ngjashme