Lajme
Zemaj takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për situatën me pandeminë COVID-19
Demokracia
12:27 | 27 Janar 2021

Share:

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe komandanti i KFOR-it,  Gjeneral majori Franco Federici janë takuar dhe kanë diskutuar për situatën me pandeminë Covid-19 në Kosovë.

Zemaj po ashtu ka treguar se po bëhen përgatitjet për vaksinën anti-Covid dhe vaksinimin e qytetarëve sipas planit të imunizimit, shkruan Demokracia.com

“KFOR-i çdo herë ka qenë mbështetës i sigurisë, paqes dhe zhvillimeve pozitive në Republikën e Kosovës. Shëndetësia ka qenë po ashtu fushë në të cilën ata kanë ofruar përkrahje të madhe. Gjatë takimit të sotëm me komandantin e KFOR-it, Gjeneral majori Franco Federici, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, përgatitjet që po bëjmë për vaksinën anti-Covid dhe vaksinimin e qytetarëve sipas planit të imunizimit”, ka shkrar Zemaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Zemaj po ashtu ka bërë të ditur se Kosova është e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin me KFOR-in.

Njoftimi i Armend Zemaj pa ndërhyrje:

KFOR-i çdo herë  ka qenë mbështetës i sigurisë, paqes dhe zhvillimeve pozitive në Republikën e Kosovës. Shëndetësia ka qenë po ashtu fushë në të cilën ata kanë ofruar përkrahje të madhe.

Gjatë takimit të sotëm me komandantin e KFOR-it, Gjeneral majori Franco Federici, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, përgatitjet që po bëjmë për vaksinën anti Covid dhe vaksinimin e qytetarëve sipas planit të imunizimit.

Jemi të përkushtuar që edhe më tej dhe më fuqishëm të vazhdoj bashkëpunimin mes Qeverisë dhe KFOR-it dhe gatishmërinë për ta thelluar dhe begatuar atë.

Vendi ynë dhe qytetarët janë falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që KFOR-i i ka dhënë shëndetësisë së Kosovës./Demokracia.com

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3773403059373213

Të ngjashme