Lajme
Zemaj: Shkelja e Kushtetutës nga ky pushtet është kthyer në normalitet
Demokracia
11:56 | 04 Gusht 2023

Share:

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se shkelja e aktit më të lart juridik në vend nga ky pushtet është bërë normalitet.

“Shkelja e ligjeve dhe Shkel mbi shtetin vetëm për pushtetin. Më shumë se shkeljet është padituria e kësaj Qeverie. Ashtu siç janë shkeljet kushtetuese në vazhdimësi janë edhe tërheqjet dhe vendimet e dëmshme në vazhdimësi”, ka thënë Zemaj.

Ai ka folur edhe për zvogëlimin e numrit të policisë nga objekte komunave.

Sipas tij, Qeveria po teriqet vetëm pasi po shkakton dëme.

“Kjo tërheqje shihet si një lojë e ndytë e Kurtit në raport më dështimin e tij në procesin e dialogut dhe rënien e tij në grackën e Vuçiqit”, është shprehur Zemaj.

Të ngjashme