Lajme
Zemaj promovon pullën postare për personelit shëndetësor që humbën jetën nga COVID-19
Demokracia
13:15 | 28 Janar 2021

Share:

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19.

Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo është e pakta që mund të bëjnë për ta.

“Vlerësimi për mjekët dhe infermierët që humbën jetën në ballafaqim me virusin vdekjeprurës, është më e pakta që mund të bëjmë për ta, sepse, me veprën e tyre në krye të detyrës, dëshmuan se janë heronjtë e ditëve tona.”,  ka thënë ai.

Zemaj shtoi se nderimi për jetën dhe veprën e mjekëve dhe infermierëve human, është t’i përkujtojmë dhe vlerësojmë, si shembull të përgjegjësisë ndaj shëndetit të qytetarëve./Demokracia.com

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3776490269064492

 

 

Të ngjashme