Lajme
Zemaj: Përmes propagandës, është munduar që opozitën ta bëj krahë gjoja të politikave të Vuçiqit
Demokracia
21:40 | 08 Nëntor 2022

Share:

Armend Zemaj nga radhët  e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se Qeveria Kurti është munduar ta krijojë narracionin e partive opozitare sikurse një krah i politikave të presidentit serb, Vuçiq.

I ftuar në Debat Plus, Zemaj ka thënë se një gjë të tillë, LVV e ka bërë përmes mekanizmave të propagandës.

“Po shihet nga takimi i sotëm se LVV përmes mekanizmave të propagandës është munduar që skajshmërish, ose paturpësisht që opozitën pa përjashtim, ta bëj krah gjoja të politikave të Vuçiqit, është skandal”, ka deklaruar ai.

Sipas Zemajt, është dashur që në bashkëpunim me SHBA-të, BE-në kuvendin dhe partitë opozitare të arriheshin rezultate.

Krahas kësaj, sipas tij, Kurti do duhej deklaruar disa herë deri tani në faltoren e Kuvendit lidhur me takimet me presidentin serb Vuçiq. Ndërkaq, refuzimi i kërkesës nga Kurti lidhur me shtyerjen e afatit të targave, sipas Zemaj ka krijuar një imazh refuzues të Kosovës dhe një gjë e tillë, sipas tij vije nga mos përgjegjësia.

“Kjo politikë e keqe, kjo politikë pa vizion, pa konsultim, ka bërë që Kosova të duket që është refuzuese akoma pa u debatu, akoma pa u parë dokumenti”, ka deklaruar Zemaj gjersa ka theksuar se kjo vjen si pasojë e papërgjegjësisë që vie nga udhëheqësit e Kosovës.

Të ngjashme