Lajme
Zemaj për situatën në veri: Figurativisht mund të shihet si progres por do të ketë pasoja
Demokracia
18:48 | 25 Maj 2023

Share:

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka komentuar situatën në veri duke thënë se në mënyrë figurative, me zgjedhjen e kryetarëve të rinj mund të duket diçka progresive, por që sipas tij, kjo do të ketë pasoja.

E në lidhje me këtë, Zemaj fajëson Qeverinë Kurti për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën në atë pjesë të Kosovës.

Sipas tij, Qeveria është dashur të jetë më e dëgjueshme në raport me kërkesat e ndërkombëtarëve.

“Figurativisht do të shihej si dinamikë progresi, por kushtimisht do të ketë pasoja, gjithë kjo që është leju të zhvillohet në këtë formë, që ka ndodhë nga targat dhe roli i qeverisë dhe demagogjia që është përdor për dëshirë patriotizmi, pa i dëgjuar ndërkombëtarët, atëherë obligimi binte mbi ta për ta zbatuar ligjin”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në veri, nuk mjafton vetëm çështja teknike apo legale, por duhet të ketë rol të rëndësishëm edhe pjesa politike e popullore.

Sipas tij kjo mund të prodhoj kriza në ato komuna.

“Është proklamu që atje do të ketë kriza, ndërhyrje, eksese, kjo më shume është gjuhë që e ka përdor qeveria, presidenca dhe kem pa në anën tjetër të njëjtën gjuhë duke e adresu pushtetit tonë, duke akuzu se atje është një pjesë e blinduar nga njësia speciale, që nuk është e vërtetë”, tha ai.

Ndryshe, sot janë betuar edhe tre kryetarët e tjerë të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Ndërsa kryetari i Mitrovicës së Veriut u betua të premten e kaluar.

Të ngjashme