Lajme
Zemaj për rikthimin e Vitisë: Dështimi e degradimi vazhdon
Demokracia
16:40 | 26 Dhjetor 2022

Share:

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar rikthimin e Armend Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.

Zemaj në një postim në Facebook ka thënë se “qasja nuk po ndryshon dhe dështimi e degradimi po vazhdon”.

Postimi i plotë:

Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon. Qasja nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon.

Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!

Të ngjashme