Lajme
Zemaj paralajmëron kthimin në normalitet deri në këtë muaj
Demokracia
12:28 | 06 Shkurt 2021

Share:

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka bërë një vizitë në Spitalin e Vushtrrisë, e prej atje ka paralajmëruar kthimin në normalitet.

Zemaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pas ardhjes së vaksinave, vendi mund t’i kthehet normalitetit gjatë muajve qershor dhe korrik.

“Vaksina po vjen, prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësor dhe shpresojmë së në qershor dhe korrik t’i kthehemi normalitetit në vend.”, ka shkruar ai.

Është kënaqësi e jashtëzakonshme që sot takova mjekë të rinj të cilët tashmë kanë filluar specializimin në fushat e tyre…

Posted by Armend Zemaj on Saturday, February 6, 2021

Zemaj mes tjerash ka thënë se presin që 1 mijë persona të angazhohen si staf i mesëm në Spitalet e Kosovës.

Tutje tha se Spitali i Vushtrrisë ka ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë./Demokracia.com

Të ngjashme