Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mirëpritur vendimet e Qeverisë së Kosovës për personelin shëndetësor.
Qeveri e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 69-të me radhë në të cilën ka marrë edhe disa vendime në mesin e tyre dhe ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 10 milionë eurove për personelin shëndetësorë, shkruan Demokracia.com.
Armend Zemaj përmes një postimin në faqen zyrtare të tij në rrjetin social Facebook ka shkrua se sot për personelin shëndetësor janë dy lajme të mira, njëri ndarja e 10 milion eurove për personelin shëndetësorë dhe tjetri pagesa për specializantët.
“Kjo u bë e mundur sot nga vendimi i Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 10 milion eurove, të cilat mjete po ashtu do të dedikohen edhe për blerjen e materialeve dhe aparaturave mjekësore. Falënderoj edhe një herë të gjithë ata që në forma të ndryshme kanë ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin sa më të mirë të pandemisë. Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere”, shkruan Zemaj.
Postimi i plotë i Zemajt, pa ndërhyrje:
Dy lajme të mira. Personeli shëndetësor dhe teknik i cili ka qenë i angazhuar për menaxhimin e pandemisë, do të përfitojnë edhe mbështetje financiare.
Kjo u bë e mundur sot nga vendimi i Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 10 milion eurove, të cilat mjete po ashtu do të dedikohen edhe për blerjen e materialeve dhe aparaturave mjekësore.
Falënderoj edhe një herë të gjithë ata që në forma të ndryshme kanë ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin sa më të mirë të pandemisë.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/289692802512586