Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka kritikuar ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Zemaj i ka thënë Mehajt që të merret me punët për të cilat është i thirrur, e jo të ndajë mirënjohje për letërsi, siç ndodhi së fundmi.
“Nuk është detyrë e jotja me shpërnda mitënjohje për letërsi. Tek e fundit keni një profil ushtarak. Popullizmi, demagogjuia në këta sektorë nuk na çon askund. Është itneres i joni që sektorët, si ai i sigurisë, AKT-së t’i ruajmë nga ndërhyrjet politike.’’, tha ai.