Lajme
Zemaj me kritika për Qeverinë Kurti: Ka pasur ndërhyrje në përzgjedhjen e drejtorëve
Demokracia
07:04 | 21 Korrik 2022

Share:

Ish-ministri i Shëndetësisë, dhe njëkohësisht deputeti i LDK-së, Armend Zemaj e ka kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me trajtimin e mjekëve në Kosovë.

Zemaj tha se qe një vit e gjysmë qeverisje nga Qeveria Kurti, ka pasur ndërhyrje në përzgjedhjen e drejtorëve, e në prishjen e marrëdhënieve kolegiale të mjekëve mes vete.

“Për 1 vit e gjysmë të kësaj qeverie nuk po e shohim asnjë veprim konkret stimulues se do të vijë ligji i pagave, dhe mjekët do të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme, e dyta janë kushtet e punës, e treta janë ndërhyrjet politike në pavarësinë dhe punët e tyre. Ekstremisht ka pasur ndërhyrje gjatë këtij viti në përzgjedhjen e drejtorëve, në prishjen e kolegialitetit mes tyre, me standarde të dyfishta”, tha ai në T7.

Tutje ai tha se ikjet dhe kalimet e mjekëve nga institucionet publike në ato private kanë ardhur edhe si pasojë e deklaratave të individëve të qeverisë.

Sipas tij, ka pasur deklarata kur kanë thënë ‘Kush don me qëndru le të qëndron, kush don me shku le të shkon’.

“Kush don me qëndru le të qëndron kush don me shku le të shkon, kemi parë edhe këso deklarata nga kjo qeveri, apo individë të kësaj qeverie. Për këtë arsye ki edhe ikje të mjekëve, ki edhe largim nga institicuonet publike në institucionet provate dhe kjo po ndodh brenda Kosovë. Ky është shqetësimi im”, tha ai.

Të ngjashme