Lajme
Zemaj kujton xhaxhanë e tij: Koloneli i rrugëtimit për liri, pavarësi, dhe demokraci ia doli
Demokracia
19:59 | 04 Janar 2022

Share:

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kujtuar xhaxhanë e tij të ndjerë kolonel Tahir Zemajn.

Zemaj tha se tash e 19 vjet nga vdekja e xhaxhait të tij, familjarë e luftëtarë mblidhen në Strellc në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Të pranishëm aty ishin edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj partie.

“Që nga 4 janari i vitit 2003, ne si familjarë, bashkë me luftëtarë e veprimtarë të atdheut, të mbështetur nga miq e dashamirë të të gjitha trojeve shqiptare, bëhemi bashkë në Strellc, pikërisht pranë vendit ku pushojnë, Kolonel Tahiri, Enisi dhe Hasani, për t’i bërë nderime jetës dhe veprës së tyre”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Zemaj shtoi se xhaxhai i tij e ka përmbushur misionin e tij, duke fituar betejat kundër armikut.

“Koloneli i rrugëtimit për liri, pavarësi, dhe demokraci ia doli. E përmbushi misionin e tij. I fitoi betejat kundër armikut. E bëri veprën e tij të pavdekshme. Ndërsa, nga përjetësia ne na mban ashtu siç deshi përherë; të bashkuar për të mirën e vendit. Përgjithmonë në zemrat tona! Lavdi e përjetshme, Hero – Kolonel Tahir, Enis dhe Hasan Zemaj!”, ka shkruar tutje Zemaj.

Të ngjashme